4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku homazhe te varri i Rugovës: Ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë, prijësi historik i lëvizjes për liri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 35-të të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku është shprehur se Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai ishte njeriu që u qëndroi sfidave më të vështira të kohës me mençurinë, vizionin dhe qëndrueshmërinë që i karakterizojnë njerëzit e mëdhenj. Veprat e tij jetësore janë gurët themeltarë të Republikës sonë – një trashëgimi që na frymëzon dhe na udhëheq çdo ditë – ndërsa emri i tij është vlerë e patjetërsueshme e historisë së Kosovës.

LDK sot, me gjithë trashëgimtarët politik e idelogjik të rugovizmit, e ndjenë peshën e madhe historike të ndryshimit të domosdoshëm për realizimin në plotni të projektit tonë identitar të nisur 35 vite më parë. Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE, e me miqësi të përheshme me SHBA-të; ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe padyshim do të jetë dhe misioni ynë nesër!” – ka shkruar Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img