0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Heqja e TVSH-së për produktet elementare s’dëmton buxhetin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve për produktet elementare.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar, duhet të blihet me 150 euro sot.

Sipas tij, heqja e TVSH-së vetëm për produkte elementare, s’dëmton buxhetin e vendit.

Postimi i tij i plotë:

Çmimi i miellit, vajit, bukës, qumështit, vezëve, domateve, patateve, orizit, fasuleve, sheqerit, naftës, benzinës e energjisë elektrike, është rritur për plot 50% në njëzet muajt e fundit.

Çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar, duhet të blihet me 150 euro sot. Këto nuk janë produkte luksi, e as të zëvendësueshme s’janë. Janë pjesë thelbësore e shpenzimeve mujore për çdo familje në vend.

Heqja e TVSH-së vetëm për këto produkte elementare, s’dëmton buxhetin e vendit. Heqja e TVSH-së lehtëson dukshëm përballueshmërinë e kosovarëve në këtë krizë të paprecedentë.

Ky është propozimi ynë nga marsi i këtij viti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img