Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: ‘Guxo’ është shërbëtore e VV-së

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ftuar në një emision sonte tha se LDK do ta lë Qeverinë ta shpërfaq veten pa i ndërhyrë.

“Gjithmonë do ta lëmë qeverinë ta shpërfaqë veten në publik, sepse është përmbushje e profecisë sonë”, tha ai në Pressing.

Ndërkaq i pyetur për raportet mes tij dhe presidentes ai tha se janë vetëm raporte institucionale.

“Raporti është vetëm institucional, kam marrëdhënie institucionale të respektohet kushtetuta dhe të luhet roli i unitetit. Gjithë njerëzit që janë në pushtet që menodojnë se LDK i pret me krahëahapur e kanë gabim, matjet tregojnë që lista ‘Guxo’ është non ekzistente”, tha ai.

Kurse për rrezikun që mund të ketë krijimi i listës ‘guxo’, Abdixhiku nuk e quajti si të tillë pasi sipas tij partia duhet të mos jetë shërbëtore e një partie tjetër por, t’i shërbejë demokracisë.

Në anën tjetër ai tha se përkrahësit e LDK-së vetëm po shtohen dhe bse vetëm në 24 orë kanë marrë mbi 10 mije antarësime të reja në këtë parti.

Exit mobile version