-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku fton qytetarët ta ruajnë qetësinë: Vendi po furnizohet me mallra esenciale, do të kthehemi në normalitet sërish

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku ka thënë se dy javët e ardhshme janë kritike, ndërsa ka bërë të ditur se vendi po furnizohet me mallra esenciale.

Abdixhiku në një postim në rrjetin social Facebook i fton qytetarët ta ruajnë qetësinë.

“Pa panik! Fati i juaj është në dorën tuaj. E tëra çfarë kërkohet tani është të qëndrohet në shtëpi. Është kaq e thjeshtë; kaq pak mund të bëjë gjithsecili. Mbrojeni veten dhe secilin rreth jush. Dy javët e ardhshme janë kritike. Vendi po furnizohet me mallra esenciale; ruajeni qetësinë. Do ta gjejmë normalitetin sërish”, shkruan Abdixhiku.

Ndryshe, mbrëmë janë raportuar edhe 26 raste të reja me coronavirus, duke e çuar kështu numrin në 61 të infektuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img