Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbrëmë ka marrë pjesë në tubimin e Forumit të Gruas në degën e kësaj partie në Obiliq.
Abdixhiku bëri me dije se LDK-ja thërret për përbashkim të qytetarëve rreth idesë së saj.
Ai shkroi se “përbashkimi është përgjigjja më e mirë ndaj arrogancës së pushtetarëve”.
Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë refuzohet propaganda përçarëse e pushtetit.
“Lidhja Demokratike thërret në përbashkim në çdo qytet e çdo anë, nga çdo familje, çdo grua e çdo burrë që ndihet i lënë pas gjatë katër viteve të shkuara. Përbashkim ynë është përgjigje ndaj arrogancës së pushtetarëve; është refuzim kategorik i propagandës përçarëse! E ardhmja jonë është e ndritshme. Ajo i takon popullit të Kosovës; nuk i përket popullistëve!”, ka thënë Abdixhiku.