-1.9 C
Pristina
Tuesday, January 14, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku fton Kamenicën për kryengritje të djathtë: Ka marr hov në Prishtinë e po kushtron gjithandej Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubim elektoral në Kamenicë.

E kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se edhe ky ishte një tubim i jashtëzakonshëm, plot entuziazëm dhe përkushtim, ku qytetarët treguan se janë gati për një të ardhme më të mirë, transmeton Klankosova.tv.

“Kamenica sonte, pas një kohe të gjatë, e dëshmoi se Lidhja është e fortë, dhe se ndryshimi është afër! Tubimet tona të para, në qytete më të vogla, janë shenjë e qartë se populli i Kosovës i është rikthyer Lidhjes Demokratike, shtëpisë së tyre! Por sot, edhe këtu, si kudo në Kosovë, ne ndjejmë pasojat e një qeverisjeje që ka dështuar t’i japë njerëzve mundësitë dhe mbështetjen që u takon”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku në Facebook.

“Dhe këtë qeverisje, ju qytetarë të Kamenicës, e keni patur në dy nivele. Pra edhe në atë qëndror edhe në atë lokal. Dhe me gjithë fuqinë politike që ua keni dhënë, me gjithçka, në cdo pushtet, në cdo mjet, në cdo mundësi, Kamenica juaj vazhdon të jetë vendi me zvogëlimin më të madh të popullsisë në gjithë Kosovën. Kamenica vazhdon të jetë vendi me migrimin më të madh në gjithë Kosovën”.

Abdixhiku u shpreh se Kamenicën e kanë lënë vet, pasi ua kanë marr krejt, teksa iu bën thirrje për kryengritje të madhe të djathtë.

“Ju kanë lënë vet, pasi ua kanë marrë krejt. Tani të rinjtë e Kamenicës po e lënë vendin krejt! Është koha t’i ktheni përgjigjen që e meritojnë! Është koha t’i jepni vetes ndryshimin që e dojmë! Prandaj, jam këtu për të ju ftuar në Kryengritjen e madhe të djathtë, që tashmë ka marr hov në Prishtinë e po kushtron gjithandej Kosovës! Faleminderit për pritjen Kamenicë!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img