Palestra e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë ishte sot vend i një tubimi madhështor të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shpalosi vizionin e tij për një të ardhme me projekte qindra-milionëshe.
“Rikthimi i madh, fryma e jashtëzakonshme, emocioni e entuziazmi janë çfarë po karakterizon fushatën tonë!” – tha Abdixhiku dukë theksuar angazhimin e tij për projekte madhore që do të transformojnë Gjakovën dhe të gjithë vendin.
Para mijëra mbështetësve, Abdixhiku u zotua për realizimin e një sërë projektesh:
“Gjakovës i’a zotova përfundimin e magjistrales nga Klina; stadiumin e futbollit e prioritet për rininë në Programin Kombëtar për Teknologji Informative! Si vend prijetar i proceseve të kohës, jam i bindur se rinia e Gjakovës do t’i prijë transformimit të madh teknologjik të Kosovës. E ardhmja është digjitale!
Faleminderit Gjakovë që ju bashkuat ndryshimit! 🔴⚫
Tubimet e mëdha vazhdojnë! Deri në fitore!
Të lumtë Shefqet! Vërtetë të lumtë! Kandidatëve nga Gjakova, Shefqetit, Zefit, Sevdijes, Valonit e Muharremit, plot suksese!”