Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku flet për mocionin e AAK për shkarkimin e Qeverisë Kurti

Në adresimin e tij për media pas takimit me emisarët, Abdixhiku është pyetur se a do ta mbështesë mocionin e AAK-së për shkarkimin e Kurtit.

Ai tha se mocioni është veprim politik që realizohet kur ka vota, derisa përmendi numrin e deputetëve që i ka opozita aktualisht.

“Mocioni është veprim politik, që realizohet kur ka gjasë, kur ka vota, ju e dini numrin e opozitës në kuvend, nuk jemi të interesuar për deklarime politike, për beteja politike, jemi shqetësuar për gjendjen në Veri, jemi të shqetësuar për rrugën që duhet ta kemi përpara bashkë me aleatë. Për këtë gjendje kemi preokupim, për çështje tjera janë të rendit të dytë”, tha ai.

Exit mobile version