3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku flet për mbledhjen e LDK’së që u mbajt në Pejë

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka shkruar lidhur me takimin që mbajti partia e tij në Pejë.

Abdixhiku tha se gjatë këtij takimi janë ndarë detyra për të garuar në zgjedhjet lokale. Tutje, Abdixhiku tha se LDK do të garojë me tri gra kandidate për kryetare të komunave dhe me dy anëtarë të mërgatës.

“Mobilizimi ynë fillon tash. Të gjithë, për të gjithë”, shkroi Abdixhiku.

Takimet e LDK’së zakonisht mbahen në zyrën e LDK’së në Prishtinë, por si rrallëherë, LDK’ja ka zgjedhur bastionin e vet për të organizuar një mbledhje të tillë.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Erdhëm në Pejën e Dukagjinit, bashkë me gjithë kandidatët e LDK-së nëpër komunat Kosovës dhe me anëtarët e Kryesisë Qendrore. Gjatë pasdites e mbrëmjes, ndamë përvojat, morrëm detyrat, bashkuam forcat e u zotuam për rikthimin e madh të shtëpisë së madhe.

LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend. Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi.

Në këtë garë kemi gjashtë kryetarë aktual shembuj puna e të cilëve njeh vetëm mbështetje qytetare. Për herë të parë në historinë politike në vend, kemi tri gra kandidate e dy anëtarë të mërgatës që me dijen e bagazhin e tyre i sjellim vendit risi. LDK ka dhe veprimtarë të devotshëm e ekipe asambleistësh të përkushtuar nëpër gjithë Kosovën.

Mobilizimi ynë fillon tash. Të gjithë, për të gjithë.

Me besim në Zot, me dashuri për shtet, me lidhje të fortë ndaj njëri tjetrit e bashkë tek qytetarët tanë, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon mbështetjen e secilit prej jush.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img