![Abdixhiku: Ekipi im ka nisur komunikimin me administratën amerikane për gazin amerikan
Deprecated: strip_tags(): Passing null to parameter #1 ($string) of type string is deprecated in /customers/7/1/b/prishtinapress.org/httpd.www/wp-content/themes/Newspaper/loop-single.php on line 64
Abdixhiku: Ekipi im ka nisur komunikimin me administratën amerikane për gazin amerikan](https://www.prishtinapress.org/wp-content/uploads/2025/02/img_6419-1.png)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ekipi i tij ka nisur komunikimin me administratën e re amerikane lidhur me projektin e gazifikimit të Kosovës.
Gjatë një interviste në emisionin Pressing, Abdixhiku tha se kontaktet me administratën amerikane janë vendosur rreth 10 ditë më parë dhe se komunikimi ka qenë i qartë dhe i shkëlqyeshëm.
“Ekipi im ka nisur komunikimin me administratën amerikane të re për gazin amerikan. Kemi pasur një komunikim të shkëlqyeshëm para 10 ditëve. Komunikimi ka qenë i qartë. Ne e kemi në programin tonë politik gazifikimin e Kosovës. Ne besojmë që gazifikimi i Kosovës është interes strategjik. Po e shohim një Amerikë transaksionale e cila sheh interesat e veta. Partneriteti i popullit të Kosovës me pupullin amerikan është shumë afatgjatë.” – tha Abdixhiku.