-3.1 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Edhe Klina qenka ngritur në këmbë e qenka besatu për ndryshimin e madh nacional

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se tubimi i sotëm me qytetarë në Klinë dëshmon kthimin e LDK-së.

Ai ka pohuar se prezanton një program zhvillimor dhe në të mirë të kosovarëve.

“Edhe Klina qenka ngritur në këmbë e qenka besatu për ndryshimin e madh nacional. Nga Klina e Ismet Rracit, Kolë Berishës, Ramë Manajt e patriotëve tjerë që dhanë kontribut të madh për këtë vend po e dëshmojnë kthimin e madh të LDK-së. Kjo kryengritje e jona na bind se ndryshimi po merr formë, LDK është ngritur dhe po i mbledh popullin para vetës”, tha Abdixhiku.

“Sot sikurse çdo ditë nuk dal të ju ftoj në përçarje, jeni pak për tu ndarë, kemi mjaft armiq jashtë për të na ndarë. Jam para jush që të shpalosi programin tonë dhe kjo mundësi na qëndron deri më 9 shkurt kur edhe do ta bëjmë ndryshimin. Jemi këtu për ta prezantuar një program zhvillimor, një program që i përgjigjet nevojave të qytetarëve, për rrugë më të mira e për paga më të dinjitetshme”.

Ndër tjera, sipas EO-së, ai ka shtuar se LDK në këto zgjedhje është më e përgatitur dhe më unike dhe se me 9 shkurt kthehet.

“Zotohem sot para jush që çështjen e ujësjellësit do ta zgjidhim menjëherë. Ne kemi pesë miliardë euro buxhet në vit dhe pesë për qind rritje ekonomike. Që në javën e parë për të gjithë shërbyesit publik do ta rrisim pagën me koeficient 150 euro. Për të gjithë qytetarët që bartën rrugëve të Evropës do ta ndërtojmë Spitalin e Ri me 500 milionë euro”, u shpreh Abdixhiku

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img