Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, uroi Sibel Halimin pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ia dha pozitën e Drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Prishtinës.
Abdixhiku ka thënë se “Sibeli ka udhëhequr me plot sukses Departamentin e Kulturës brenda LDK-së, siç ka udhëhequr punën e dhjetra profesionistëve në hartimin e kapitullit të kulturës në programin “Rruga e Re”.”
Ai tha se “s’kam asnjë dyshim se do t’ia dalë. Për këtë ka gjithë mbështetjen tonë!”.