Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku e pret në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Në njoftimin e lëshuar Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Davenport dhe të Misionit të OSBE-së, në mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

Abdixhiku vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit.

Abdixhiku i uroi Davenport suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për shërbimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij. 

Exit mobile version