Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim emisarin e Sllovenisë për Ballkanin, Anzej Franges.
Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike.
Njoftimi:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš i shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.
Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe i dërguari i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Frangeš diskutuan për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike lidhur me këto ngjarje.
Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Sllovenisë, vend ky i cili ka ndihmuar Kosovës në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të saj.