1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku e Krasniqi në Prekaz, bëjnë homazhe në varrezat e Jasharajve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në varrezat e Jasharajve në Prekaz.

Me këtë rast ai ka thënë se me rënien e komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari lindi përpjekja finale për liri, shtet e pavarësi.

“Sot nderojmë 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, datat 5,6 dhe 7 Mars ku në këtë tempull të sotëm ranë heroikisht familja Jashari, komandanti Adem Jashari dhe në këtë rënie të tyre lindi dhe përpjekja jonë finale për liri, shtet e pavarësi”.

“Mbi sakrificën e komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë të ushtarëve të UÇK-së qëndron rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane dhe këtë rrugë në këtë ditë duhet ta kujtojmë gjithnjë, edhe si shenjë uniteti të brendshëm por edhe si përpjekje të pashterrshme të popullit tonë”, tha Abdixhiku.

Kurse kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se sakrifica titanike e familjes Jashari i dha drejtim luftës së UÇK-së

“Me 5,6 dhe 7 Mars shnënojmë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe qytetarëve tonë. Si çdo shqiptarë tjetër e konsiderojmë obligim për të ardhur në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafund të sakrificës së tyre titanike që i dha drejtim luftës së UÇK-së”, tha Krasniqi.

Ai përmendi edhe mungesën e themeluesve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

“Në këto vitet e fundit e ndjejemë mungesën e themeluesve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e shokëve të tjerë. Në ditët e tilla duhet ta kujtojmë e vlerësojmë sakrificën e familjes Jashari por edhe jetën që e ka dhënë secili dëshmorë i UÇK-së”, tha Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img