Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku e Jashari flasin për dinamikën e punëve në Drenicë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari.

Abdixhiku tha se ne këtë takim u diskutua për nevojën e dinamikës së re në regjionin e Drenicës.

Postimi i plotë:

Në prag të Epopesë së UÇK-së, prita në vizitë mikun tim Bekim Jasharin, kryetarin e Skenderajt. Folëm për nevojën e dinamikës së re në regjionin e Drenicës; për punët që do të marrin ritëm të ri shpejtë.

Exit mobile version