3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Duhen ekipe diplomatësh që shkojnë në kryeqendra botërore për të kërkuar heqjen e sanksioneve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimet që ka pasur me shoqërinë civile dhe OJQ-të, në të cilën është diskutuar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë, tha se nga takimet e deritashme janë përkrahur idetë që ka shpalosur kjo parti.

Ai ka kërkuar zgjedhje të reja në katër komunat në veri dhe formimin e një ekipi për hartimin e drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Abdixhiku tha se në këtë takim kanë prezantuar edhe idenë që Kosova do të ndërtojë një ekip profesionistësh, ekspertesh të rendit kushtetues, drejtës juridike, arsimit, kulturës e zhvillimeve ekonomike.

“Mbi 20 organizata të shoqërisë civile i janë përgjigjur pozitivisht ftesës sonë dhe në takimin që zgjati pothuajse 3 orë folëm hapur për gjendjen e tanishme politike në vend dhe mbi të gjitha për rrugën që duhet dalë përpara. Jam jashtëzakonisht i lumtur, jo vetëm për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile, por edhe për mendimet e hapura përmbajëtsore dhe thelbësore në atë që po shtrojmë tani”.

Ai ka thënë se si LDK, kanë prezantuar 7 pika “për rrugën përpara”. Sipas tij, dëmtimi Kosovës po i bëhet nga “politikat e gabuara, përplasëse e të paprecedenta të kryeministrit Albin Kurti dhe paaftësisë së jashtëzakonshme të MPJ-së”.

“Si LDK ne prezantuam dhe shtatë pika tona, të njëjtat që kemi prezantuar javën e kaluar tek opinionistet dhe gazetarët. Për LDK gjendja e tanishme kërkon shtensionim, kërkon zgjedhje të reja sa më parë të jetë e mundshme në veri të vendit, me qëllim të kthimit të legjimitetit tek institucionet lokale në katër komunat veriore, legjitimet i dëmtuar për shkak pjesëmarrjes së ulët të serbëve loakl atje dhe zgjedhejt e reja duhet të organizohen nëpëmrjet marrëveshjes politike mes VV-së, PDK-së dhe katër kryetareve aktual atje për dorëheqjen e tyre dhe shkaktim të zgjedhjeve brenda periudhës 45 vjeçare”.

“Si pikë e dytë kjo periudhë 45 vjeçare do të shërbejë për institucionet e Kosovës, por në veçanti për komunitetin ndërkombëtar me të cilin poashtu po komunikojmë në vazhdimësi për bindjen e serbeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme në veri të vendit. Pozicioni i Kosovës ndërkombëtarisht është i dëmtuar, jo vetëm për shkak të politikave të gabuara, të paprecedente të kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës me aleatët tanë por edhe paaftësisë të jashtëzakonshme të ministrisë së punëve të jashtme. Ne mendojmë se Kosova duhet të ndërtojë ekipe profesionistësh, diplomatësh me përvojë që të dërgojë në çdo kryeqendër evropiane dhe botërore në ato kryesoret për të kërkuar jo vetëm heqjen e dënimeve, masave sanksionuese ndaj Republikës së Kosovës por edhe për ta parashtruar hapat e ardhshëm të vendit”.

Abdixhiku po ashtu ka thënë se Kosova duhet të krijojë ekipe profesionistësh e diplomatësh me përvojë për t’i çuar në kryeqendrat botërore për të kërkuar heqjen e sanksioneve e për të parashkruar hapat e ardhshëm të vendit. Ai ka përsëritur se LDK-ja nuk sheh rrugë bashkëpunimi për të ardhmen me Qeverinë Kurti.

“Poashtu prezantuam sot idenë që Kosova do të ndërtojë një ekip profesionistësh, ekspertesh të rendit kushtetues, drejtës juridike, arsimit, kulturës e zhvillimeve ekonomike për të ndërtuar draft statusin e ardhshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, një draft statut i ndërtuar prej njerëzve më të mirë qe ka vendi me autorsi të institucioneve të Kosovës e në plotëni me kushtetutën e Kosovës, karakterin unitar të Kosovës dhe rendin sovranë të institucioneve të Kosovës. Po ashtu kemi prezantuar edhe planin tonë për kërkesa të drejtpërdrejta mbi obligimet që Serbia duhet ti ketë ndaj Kosovës në marrëveshjet e arritura deri më tani. Këto janë pikat që po i diskutojmë me akterët e ndryshëm ka një pajtueshmëri të plotë me pothuajse të gjithë për gjendje alarmante që ka Kosova”.

“Kosova duhet të marrë autorësinë mbi draftin dhe kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e institucioneve ndërkombëtare. Pra, tash e një vit të gjitha institucionet ndërkombëtare në veçanti SHBA-të kanë kërkuar që Kosova, institucionet e vendit të marrin autorësinë, në mënyrë që kjo autorësi të mos i vihet një pale tjetër. Pra, nuk është e vërtetë se nga ne nuk pritet një gjë e tillë, përkundrazi kërkohet nga ne dhe jo vetëm kaq, Kosovës i garantohet që kjo pritje nuk ka të bëjë me rrenim kushtetues ose me dalje prej Kornizës Kushtetuese. Ne duhet të ndihemi me veten më të sigurt, por edhe duhet të shtrojmë një version të qartë se Kosova është një vend i paqes, stabilitetit, jo vetëm në vend, por sidomos në veri të vendit dhe në rajon. Organizatat e shoqërisë civile, por edhe nga java e kaluar takimi që patëm dhanë mbështetjen në këtë propozim si ide që mund të ofroj, fillimisht shtensionimin pastaj zgjidhjen afatgjate të Kosovës”.

“Unë nuk shohë rrugë përpara me këtë Qeveri prandaj rruga jonë nuk ka të bëjë me bashkëpunim me këto institucione që i kanë sjell vendit edhe tension edhe përplasje dhe nuk janë të afat të dalin prej kësaj rruge, unë po flasë për një rrugë të tret i cili kryeministri i Kosovës nuk ka vend”, tha ai, raporton EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img