2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Do ta ndërtojmë një Kosovë të fortë e me dyer të hapura për investime e investitorë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar komunën e Gjakovës. Aty kreu i Lidhjes Demokratike u takua me qytetarë të shumtë. Abdixhiku përmes një videoje ka thënë gjatë takimeve se “gjithandej Kosovës – për të parë pasurinë e vërtetë të një partie politike – dyert e familjeve kosovare për Lidhjen Demokratike të Kosovës janë gjithmonë të hapura.”

Ai ka kritikuar Qeverinë aktuale duke shtuar se “Kosova është edhe e dobët ekonomikisht, është edhe e izoluar ndërkombëtarisht.”

I pari i LDK-së theksoi se Kosova nuk e ka privilegjin të humbë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke shtuar se fitorja arrihet me një “ekonomi të fortë, kur i kthen dyert e hapura euroatlantike e kur e mbanë popullsinë e vet të jetojë këtu.”

“Për këtë LDK-ja është e pazëvendësueshme, pa konkurrencë. Për këtë unë dhe programi im dhe ekipi im, jemi zgjidhje në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit. Dhe për këtë kam nevojë për mbështetjen e gjithsecilit prej jush.” – shtoi ai më tej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img