0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Diskutimet e Gërvallës janë objekt talljeje në korin diplomatik evropian

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika të mëdha për Qeverinë Kurti, në veçanti për Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla.

I pari i LDK-së e ka quajtur si fatkeqsinë më të madhe mënyrën e të udhëhequrit të politikës së jashtme në Kosovë në tri vitet e fundit.

“Fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhë Republikës së Kosovës është mënyra se si është udhëhequr politika e jashtme në këto tri vite. Po ju them kështu nga komunikimet që i kemi ne si parti politike me familjen tonë evropiane, EPP…”, theksoi ai, teksa moderatori Adriatik Kelmendi i ndërhyri duke i thënë se “Donika Gërvalla një kuadër i LDK-së”.

“Fatkeqësisht”, ishte përgjigja e Abdixhikut.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Abdixhiku tregoi edhe disa prapaskena nga bisedat me korin diplomatik evropian. Sipas tij, ky kor tallet me diskutimet e Gërvallës.

“Po ua them kështu prej komunikimeve jozyrtare, diskutimet e ministres sonë të jashtme janë objekt talljeje brenda korit diplomatik evropian”, deklaroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img