9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Dialogu tash është për të parandaluar luftën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri s’është i gatshëm të bashkëpunojë ose s’po kupton asgjë në dialog.

“Për mua është e pakuptimtë. Ai na prezantuar një dokument me gjashtë pika, që ishin të pranueshme. I kam thënë kryeministrit a je vetëdijshëm për një dokument që po vjen si marrëveshje ndërkombëtare? Bëhej fjalë për marrëveshjen e normalizimit, marrëveshjen bazë. Një muaj pas e ka pranuar, por asnjëra nga 6 pika nuk ishin aty”, tha Abdixhiku.

Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se tash me ndërkombëtarët nuk flitet për dialog normal, por dialog për të parandaluar luftën.

“Tash më nuk flasim për normalizim të relacioneve, por hajde te ndalim luftën. Nga ky pozicion, Kosova s’mund të nxjerrë asgjë mirë. Për mua është e habitshme se si ti ke 6 pika si start dhe në fund se ke asnjërën në marrëveshje”, tha Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img