Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku dhe ambasadori belg bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja thuhet se Abdixhiku dhe Cuvelier diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike, karshi këtyre zhvillimeve.

Abdixhiku falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës, në proceset integruese të saj.

Exit mobile version