Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku dhe Abbott flasin për menaxhimin e koronavirusit

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, ka takuar ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott.

Temë kryesore e këtij takimi ishte përballja me përhapjen e koronavirusit si në Kosovë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, masat që kanë marrë të dyja shtetet për mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus.

Abbott përgëzoi Abdixhikun për angazhimin në menaxhimin e situatës me aranzhimin e kthimit të kosovarëve nga vendet e tjera dhe izolimin e tyre për dy javë, në mënryë të organizuar.

Exit mobile version