Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë, ku është pyetur edhe për kalimin e deputetes Doarsa Kica Xhelili në Grupin Parlamentar të LDK-së.
Abdixhiku tha se për këtë çështje do të bëhet e ditur me kohë nga vet Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Kam thënë edhe më parë që deputetja Doarsa Kica Xhelili është një nga deputetet profesioniste që Kuvendi ka, ajo ka treguar integritet dhe ne kemi thënë se jemi të hapur për profesionistët më të mirë që ka Kosova. Për çdo informacion, në këtë çështje dhe të tjera do të merrni vesh nga LDK në kohën e duhur”, tha ai.
“Prandaj, ne besojmë që këta njerëz do të vijnë në LDK, s’po flasim për grupe por për individë me kredibilitet që i shtojnë vlera LDK-së”, tha Abdixhiku.