8.8 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Brenda katër viteve numri i policëve do të jetë 10 mijë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se në rast së bëhet kryeministër, numri i policëve të Kosovës do të shkojë në 10 mijë sosh.

Ai tha se njëri ndër fokuset kryesore të kësaj partie, mbetet forcimi i Policisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Një ndër fokuset kryesore të LDK-së mbetet forcimi i Policisë së Kosovës. Besojmë në policë të lagjeve, të komuniteteve që njohin rrethinën, që njohin banorët, që njohin bizneset e atij komuniteti e asaj lagjeje. Çdo lagje, çdo fshat, çdo komunitet duhet t’i ketë së paku dy policë të komunitetit të bashkësisë. Policimi në bashkësi do të thotë dhe numër më të madh të policëve në Kosovë, prandaj kemi paraparë rritjen e numrit të policëve nga tetë mijë në 10 mijë përfshirë edhe pensionimin e dy mijë policëve para kohës. Brenda katër viteve numri i policëve të Kosovës do të jetë 10 mijë sosh”, ka thënë Abdixhiku gjatë një tubimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img