1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Bllokimi i operatorëve ekonomik nga Serbia, veprim çnjerëzor

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas bllokimit të operatorëve ekonomik të Kosovës nga ana e Serbisë.

Abdixhiku këtë veprim të autoriteteve serbe e quan çnjerëzor dhe shkelje të marrëveshjes për ta luftuar pandeminë e COVID-19.

“Është një veprim i paprecedentë që gjatë pandemisë, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave (operatorët e transportit) që vijnë nga Kosova. Kjo është çnjerëzore dhe një shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale për korridoret e gjelbërta për ta luftuar COVID-19, për të cilën janë pajtuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img