1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Autobusi me udhëtarë i nisur nga Italia për në Kosovë është kthyer prapa

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se një autobus i cili ishte nisur nga Italia për në Kosovë është kthyer prapa në Kroaci.

Ministri Abdixhiku, ka thënë se nisja e autobusit ishte ilegale.

“Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci. Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, përcjell Telegrafi.

Më tej ministri ka pohuar se për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim dhe se për këtë ai është në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllë të gjithë kufijtë pas rasteve të konfirmuara me coronavirus në Kosovë.

Në mesnatë ka hyrë në fuqi edhe ndërprerja e përkohshme e të gjitha fluturimeve në ANP “Adem Jashari”, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit në vendin tonë.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10157194264672759

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img