3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Asociacioni është autonomi me kompetenca ekzekutive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Asociacioni është autonomi me kompetenca ekzekutive.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për të cilin përdori metaforën “mbreti është lakuriq”, por Abdixhiku thotë se “askush nuk po flet”.

”Mbreti është lakuriq, por s’po flet askush, ajo që është tragjedi që tash e një muaj kryeministri i Kosovës nuk e ka nda draftin me akterët politikë në vend, por atë e ka Serbia, si dhe ndërkombëtarët”, ka thënë Abdixhiku në “Pressing” të T7.

Më tutje ai ka deklaruar se drafti që është propozuar ka autonomi brenda që mund të bëhet federalizim.

”Draftin unë e kisha nda në tri faza, si erdhëm deri këtu, çfarë ka në të, dhe çfarë na jep në të ardhmen. Çfarë ka drafti po flas, është autonomi në evoluim që mund të bëhet fedaralizim, ëshë një trup paralele me rendin kushtetutës të Kosovës e referuar në normativat më të çuditshme prej rezolutës 1244 deri te Kushtetuta e Kosovës. Parasheh një trup që merr kompetenca në të gjitha komunat. Kjo është gjuhë e Brukselit nuk do të merr kompetenca shtesë përveç këtyre që i ka tash”, ka thënë ndër tjerash Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img