-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Asociacioni duhet të përfundojë dhe të përmbyllet procesi negociator me Serbinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdxhiku, ka thënë se Kosova duhet sa më shpejtë të përfundojë të gjitha obligimet që i ka nga marrëveshjet në kuadër të dialogut.

Ai ka theksuar se vendi duhet të vazhdojë aspiratat në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

“E kemi një shtet fqinj që mundet me të zhbë si shtet, ka forcë shumë më të fuqishme, ne na duhet mbështetja e aleatëve perëndimorë. Aleati i Serbisë [Rusia] është shumë i dobët dhe i zënë me një luftë në Ukrianë”.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë hapësirë, duhet të përmbyllim të gjitha obligimet që i keni në raport me aleatët. Nuk mundemi të ju ikim obligimeve. Asociacioni duhet të përfundojë”.

“Duhet të përmbyllim procesin negociator me Serbinë, e të vazhdojmë drejtë anëtarësimit në NATO dhe rrugëtimit evropian”, ka thënë Abdixhiku..

Abdixhiku ka pohuar se është i gatshëm që të mbahen zgjedhjet sa më parë me programin “Rruga e Re” të LDK-së, duke shtuar sesa më tepër që kjo qeverisje të vazhdojë do të humbet kohë.

Qeveria Kurti duhet largohet për shkak, sipas Abdixhikut, tregon shenja të diktaturës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img