Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku: Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqajt para futjes në emisionin Pressing në T7.

Abdixhiku ka thënë se arrestimi i kryetarit të PSD-së ka shije të hakmarrjes politike.

“Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranueshëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka thënë se Qeveria Kurti nuk guxon të përdorë pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike.

“Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura. I bëjë ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike”, shtoi ai.

Exit mobile version