1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku apel qytetarëve: Duke qëndruar në shtëpi, ju shkurtoni kohëzgjatjen e mbylljes

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka folur për rastet e fundit me COVID-19, ku u konfirmimin e 79 të infektuar.

Ai përmes një postimi në Facebook iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, duke shtuar se asnjë masë nuk ka ndikim pa bashkëpunim.

“Dita më e rëndë për vendin sot. 79 raste të reja. Dhe ndjehesh i dërmuar e dëshpëruar me një ditë të tillë. Ju lutem qëndroni në shtëpi. Asnjë masë nuk ka ndikim pa bashkëpunim. Përpjekja e deritanishme s’ka qenë fare e lehtë. Keni hequr dorë nga sjelljet tuaja më të zakonshme. Nga mbyllja e punëve e deri tek distancimi nga më të dashurit tuaj. Kjo përpjekje, sado e vështire që është, duhet të vazhdojë – në të kundërtën secili kontribut kolektiv i deritanishëm humbet kuptim. Sot ky kontribut ka humbur kuptim”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se vendi po furnizohet pandërprerë e transporti ndërkombëtar i mallrave po vazhdon.

“Duke qëndruar në shtëpi, ju shkurtoni kohëzgjatjen e mbylljes. Në anën tjetër, transporti ndërkombëtar i mallrave vazhdon. Vendi po furnizohet mjaftueshëm dhe pandërprerë. Qytetarët tanë të ngujuar jashtë, ngadalë por sigurtë, po kthehen në shtëpi. Rrugët po pastrohen e mirëmbahen nëpër Kosovën. Arsimi po zhvillohet.

Do t’i mbushim shpejtë edhe sheshet, edhe rrugët, edhe shkollat, edhe kafiteritë e edhe stadiumet. Do të takohemi sërish të gjithë. Le të kujdesemi sot që ky takim të jetë me gëzim”, ka shkruar në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img