Site icon PrishtinaPress

Abbott uron Osmanin për pozitën e saj si kryeparlamentare, e quan rol kryesor për shtetin e Kosovës dhe demokracinë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar kryepralamentaren Vjosa Osmani për pozitën e saj udhëheqëse në Kuvendin e Kosovës.

Abbott përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është një moment historik në përparim drejt barazisë gjinore.

“Përgëzoj Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si kryetare e Kuvendit, një rol kryesor për shtetin e Kosovës dhe demokracinë. Vjosa është kryetarja e parë femër në Kosovë, një moment historik në përparim drejt barazisë gjinore. Detyra të rëndësishme e presin Kuvendin e ri. I uroj Vjosës dhe kolegëve të saj suksese në punën e tyre”, ka shkruar Abbott. /Telegrafi/

Exit mobile version