Site icon PrishtinaPress

Abbott uron Kuvendin për miratimin e ligjit të ri për zgjedhjet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, uroi Kuvendin e Kosovës për miratimin e Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ai u shpreh se “është kënaqësi të shohësh partitë politike që punojnë së bashku në mirëbesim për të forcuar sistemin zgjedhor, të informuar nga ekspertiza e vëzhguesve të zgjedhjeve gjatë shumë viteve”.

Exit mobile version