Site icon PrishtinaPress

Abbott shkon për vizitë te Komandanti i KFOR’it për të diskutuar “sigurinë e përgjithshme”

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka vizituar komandantin e KFOR-it Ristuccia.

Për këtë takim ka njoftuar KFOR në Twitter, duke thënë se temë e diskutimit ishte situata e sigurisë.

“Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Nicholas Abbott, erdhi për vizitë te Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Ristuccia, në kampin Film City në Prishtinë dhe diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në vend”.

Exit mobile version