Site icon PrishtinaPress

Abbott i zhgënjyer: Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën në Kosovë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq nuk arritën marrëveshje për targat në Bruksel.

Ai mosarritjen e marrëveshjes e quan zhgënjyese duke shtuar se situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për të përmirësuar jetën e tyre.

“Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë. Nevoja urgjente është të bëhet përparim në një marrëveshje normalizimi që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet për çështje të tilla si targat”, u shpreh ai.

Exit mobile version