Site icon PrishtinaPress

Abbott i shqetësuar për kërcënimet ndaj policëve në veri

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka reaguar pas kërcënimeve që u janë bërë policëve serb që nisën punën në veri pak ditë më parë.

Sipas tij, Policia e Kosovës duhet t’u shërbejë të gjitha komuniteteve, pa dallim, ndërsa kërcënimet janë të papranueshme, raporton Indeksonline.

“I ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të pasqyrojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan t’i shërbejnë vendit të tyre janë të papranueshme” tha Abbott në reagimin e tij.

Kujtojmë se në veri të vendit nisën punën 74 policë të rinj.

Nga këta 74 policë, 45 janë të komunitetit serb, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali e egjiptianë, si dhe 3 turq.

Exit mobile version