1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abbott: Është koha që Kosova të dalë me një draft-statut për Asociacionin, vëmendja ndërkombëtare nuk do të vazhdojë përgjithmonë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Abott në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se rëndësia e marrëveshjes është të sigurojë që të ketë përparim dhe progres praktik.

“Unë mendoj se për sa i përket kësaj pike në kohë, këtij konteksti, një lufte tokësore në Evropë, rëndësia e marrëveshjes është me të vërtetë të sigurojë që të ketë përparim, progres praktik. Dua të them, ju e keni parë deklaratën që kam bërë javën e kaluar, dhe pikëpamja ime, veçanërisht për Asociacionin, është se është koha që Qeveria e Kosovës të dalë me një draft të statutit e që duhet të bazohet në vizionin e kryeministrit, nëse ata dëshirojnë që të jetë kështu” – tha Abbott.

Abbott shtoi se vëmendja ndërkombëtare nuk do të vazhdojë përgjithmonë në Kosovë. “Kosova nuk e ka në pronësi orarin për këtë”.

“Ka një luftë në Ukrainë, në një moment në kohë, kjo do të marrë fund. Ka kriza kudo në botë, shikoni Sudanin. Vëmendja ndërkombëtare nuk do të mbetet me këtë çështje. Tani është koha që Qeveria e Kosovës të marrë iniciativën për të dalë me një draft të statutit bazuar në atë që mendon se mund të ofrojë për të çuar përpara çështjen e Asociacionit” – tha tutje ai.

Abbott tha se preferenca e tij do të ishte që Kosova marrëveshjen me Serbinë ta përfundojë këtë vit kalendarik.

“Kosova duhet të ecë përpara sepse rreziku është që Kosova të gjendet në një situatë, në një harresë, në një situatë ku nuk ka përparim. Dhe sinqerisht, komuniteti ndërkombëtar vendos se ka gjëra më të mira për të bërë. Dhe ky është një moment rrezikshëm” – tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img