1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Abbott: As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri s’janë në gjyq dhe s’duhet të gjykohen

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur se as lufta e UÇK-së dhe, siç tha ai, as e Kosovës për liri s’janë në gjyq dhe s’duhet të gjykohen.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për arritjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

“As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen. Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së saj, si pjesë e NATO-s, si një kauzë e drejtë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe që të gjithë kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, pas një pauze, ka rinisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurori i specializuar, Matthew Halling, tha se Hashim Thaçi, përmes një komunikate në mars të vitit 1999 njoftoi për themelimin e Qeverisë së Përkohshme, në të cilën ishte kryeministër. Sipas organogramit të paraqitur nga Prokuroria, Veseli ishte drejtues i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Selimi ministër i Rendit dhe Krasniqi zëdhënës.

Sipas Prokurorisë, Qeveria vazhdoi të njoftonte Shtabin e Përgjithshëm për veprimtaritë e kundërzbulimit dhe se SHIK kishte vazhduar punën kundër kolaboracionistëve.

Prokuroria po ashtu u ndal në marrëveshjen për çmilitarizim mes NATO-s dhe ish-Jugosllavisë, që mundësoi tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Halling tha se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, por edhe misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, kishin hetuar krimet e pretenduara të luftës, por edhe shkeljet e marrëveshjes së çmilitarizimit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img