Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të premten ka shkuar për vizitë edhe në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është pritur nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Ky i fundit, ka njoftuar se me Abazoviqin kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet.
“Siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Tutje, i pari i LDK-së ka thënë se kanë biseduar për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen e emocionale e historike që populli i Kosovës ka – në veçanti – me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë.