-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq thotë se qeveria e re në Mal të Zi duhet të ketë deri në tetë detyra të qarta – tregon dy më kryesoret

Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër në mandatin teknik dhe kryeministër i ardhshëm i mundshëm në qeverinë e re ka vlerësuar se shoqëria malazeze është ende e polarizuar.

Gjatë një interviste për Deutsche Welle në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi, Abazoviq ka thënë se Mali i Zi duhet të jetë gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025.

Abazoviq vlerëson se në 14 muajt e qeverisjes së Zdravko Krivokapiqit janë iniciuar shumë gjëra pozitive, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se aty janë arritur rezultate konkrete.

Ndërsa akuzave se punon për disa faktorë të huaj, për “Serbinë e të ngjashme”, Abazoviq përgjigjet se është retorikë e atyre që pëlqejnë ndarjen e Malit të Zi.

Sipas tij, qeveria e re në Mal të Zi duhet të ketë shtatë deri në tetë detyra të qarta, më kryesoret prej të cilave janë “zhbllokimi i rrugës europiane” dhe përgatitja për sezonin e ri turistik.

Dhe Abazoviq beson se ato janë shumë konkrete, të diferencuara qartë dhe të zgjidhshme.

Ai vlerëson se kjo ndodh sidomos nëse Mali i Zi “e mposht veten pozitivisht” – bëhet i bashkuar dhe zgjidh gjërat që janë në interes të “shumicës dërrmuese të qytetarëve”.

“Qeverisë së kaluar i mungonte mbështetja e një parlamenti funksional dhe një shumicë funksionale parlamentare. Kjo duhet të zhbllokohet tani. Por jo duke bërë zgjedhje të reja pa reformë zgjedhore. Është koha për të dalë nga një ‘perceptim primitiv i realitetit politik’”, thotë Abazoviq, duke theksuar vazhdimisht nevojën për “pajtimin e Malit të Zi”.

Abazoviq kujton gjithashtu se deri më tani ka pasur shumë kontakte me “komunitetin ndërkombëtar”.

Ai ka shtuar se pret nga bashkësia ndërkombëtare “mbështetje për përpjekjet e Malit të Zi për t’u bërë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së dhe që Mali i Zi të ruajë kursin e tij politik properëndimor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img