1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të përfaqësuar më mirë në Mal të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi sot se nuk ka dilemë që ai dhe partia e tij kanë dhënë kontributin e tyre dhe se duhet të vazhdojnë që me të njëjtën forcë që t’i promovojnë vlerat për të cilat luftojnë.

I pyetur nëse do të jenë pjesë e kabinetit qeverisës, nëse jo si kryeministër ose ndonjë post tjetër, ai tha se është herët të flitet për këtë.

Kryeministri Abazoviq u shpreh i bindur që koalicioni i tyre do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhshme në Malin e Zi.

“Mendoj se është herët me fol për atë gjë, por jam i bindur se koalicioni jonë do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhme. Çka do të nënkuptojë ajo, shohim në javët, të cilat vijnë…Sa i takon komunitetit shqiptar, ai kurrë s’ka qenë ma mirë në Mal të Zi, kurrë s’ka pas përfaqësim më të madh as në qeveri, as nëpër institucione të ndryshme. Kurrë nuk ka qenë vëmendja sa i takon trevave ku jetojnë shqiptarët dhe ku jetojnë pakicat si në Ulqin, ashtu edhe në vende tjera, në Tuz edhe në veri, ku duhet edhe ma shumë me punu“, tha ai.

Në Mal të Zi sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat të drejtë vote kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore.

Këto janë zgjedhjet e treta në ciklin zgjedhor brenda 9 muajve në Mal të Zi, në të cilat Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) hyri pa liderin e saj, Millo Gjukanoviq, i cili pas tri dekadash është tërhequr si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka humbur zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviq.

Në zgjedhjet e sotme për të parën herë ka hyrë në garë lëvizja “Evropa Tani”, e cila sipas hulumtimeve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Gjithnjë sipas sondazheve të bëra, e dyta për nga numri i përkrahësve është “Partia Demokratike e Socialistëve” (PDS). Lëvizjen “Evropa Tani” e kanë krijuar ish-ministrat e qeverisë së Zdravko Krivokapiq, Millojko Spajiq dhe presidenti aktual, Jakov Millatoviq.

Nga lëvizja “Evropa tani” kanë thënë se nuk do të bëjnë koalicion pas-zgjedhor me Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-liderit Millo Gjukanoviq. Por, pas të gjitha ngjarjeve të ditëve të fundit dhe pas aferës me letrën e Do Von, kjo lëvizje ka thënë se nuk dëshiron partneritet pas-zgjedhor me koalicionin e Demokratëve të Aleksa Beçiqit, respektivisht me lëvizjen URA të Dritan Abazoviqit./TCH

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img