2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq pro “Ballkanit të Hapur”: Është i bërë për 6 shtete – Kosova përfiton më së shumti

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tash e drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative.

“Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, tha Abazoviqnë Klan Kosova.

Shefi i qeverisë së Malit të Zi thotë se nëse Kosova ndryshon qëndrim dhe merr pjesë, atëherë në një mënyrë do të njihet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Në atë mënyrë në atë moment, ndoshta në fillim jo formale, ju jeni të njohur. Njësoj si në Procesin e Berlinit sepse nëse kancelari gjerman i thërret gjashtë shtete ballkanike të marrin pjesë secili prezanton shtetin e vet”.

Abazoviq ka folur edhe për diskutimet se kjo iniciativë rajonale është projekt i presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të krijuar “Serbinë e Madhe” për çka thotë se nuk ka kuptim duke qenë se Shqipëria është pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

“Ka ekzistuar dhe ekziston një frikë që është një projekt i ‘Serbisë së Madhe’ dhe i Vuçiqit, ndonëse është e çuditshme që Shqipëria të jetë pjesë e një projekti që ka të bëjë me ‘Serbinë e Madhe’ – mirëpo mund të jetë narrativë politike. Ajo çka është gjëja kryesore është që të rritet besimi mes shteteve rajonale dhe që kjo të bëhet duhet të ekzistojë komunikimi dhe kjo ndodh vetëm dy herë në vit – në Berlin dhe në Vjenë ku jemi takuar kryeministrat qershorin e kaluar, ku bëhet një bisedë ose pihet kafe dhe askush nuk komunikon më me askënd unë mendoj se është mënyra e gabueshme. Nuk di kush është ai person që ka qejf të presë në kufi, nuk flas vetëm për turistët nga Kosova në Mal të Zi, por edhe qytetarët e Mali të Zi që duan të shkojnë në Serbi, Mal të Zi apo kudo tjetër në rajon”, tha kryeministri i Malit të Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img