Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Abazoviq pas këtij takimi tha se me Kurtin kanë diskutuar për lidhjen infrastrukturore, ide të reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.
“Mali i Zi ofron mbështetjen e tij të plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin.Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot fola për lidhjen tonë më të mirë infrastrukturore, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ne vazhdojmë të trashëgojmë marrëdhënie të mira fqinjësore” ka shkruar kryeministri malazez në Facebook.