2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq: Prej tri vitesh jam nën kallash mediatik

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviq thotë se goditja e kontrabandës së cigareve ka sjellë kosto për të, pasi ka krijuar shumë armiq në Mal të Zi.

Abazoviq u shpreh se prej 3 vitesh ndodhet nën ‘kallash mediatik’, sepse ka shumë akuza dhe propagandë.

“Unë kam krijuar shumë armiq në Malin në Zi. Një lob jashtëzakonisht i madh dhe i fuqishëm financiarisht, që bënë një fushatë kundër meje, qysh në fillim. Prej tri vitesh jam nën kallash mediatik, shumë ka akuza, një propagandë, por jam ende i befasuar sa njerëzit janë mirënjohës për disa gjëra që janë bërë. Njerëzit gëzohen që ka ende njerëz të guximshëm në skenën politike, që nuk bien nën ndikim dhe janë të gatshëm të marrin atë risk për vete” deklaroi ai në ABC News.

Abazoviq shtoi se marrëdhëniet me presidentin e ri, Jakov Milatoviq i ka shumë të mirë, dhe Mali i Zi orientohet drejt Perëndimit.

“Kemi pasur tri zgjedhje në Mal të Zi. Kemi ardhur në një nivel që procesi realizohet si në Evropën Perëndimore, pa asnjë tension dhe kjo është meritë e qeverisë. Me Presidentin e ri raportet i kam shumë mirë. Kryesorja ka qenë mos kemi mosmarrëveshje sa i takon vlerave. Kur e mbajmë orientimin perëndimor të Malit të Zi, jemi në rregull. Tani për tani, Presidenti plotësisht është në atë drejtim. Dakord jam me ju se jetojmë në treva ku ka ndryshime, ku emocionet ndonjëherë tejkalojnë racionalitetin, por mendoj se flamurin e politikës perëndimore, ende e mbaj në partinë time dhe ne do mundohemi që sa më shumë të jetë ajo Aleancë që do shtyjë Malin e Zi drejt BE,” tha ai.

Sipas tij, shqiptarët në Malin e Zi nuk kanë qenë kurrë më mirë se sa tani.

“Po kurrë më mirë shqiptarët nuk kanë qenë sa janë tani. Pas 45 vitesh kemi kthyer trevat familjeve shqiptare, kemi nisur një cikël investimesh, kemi nënshkruar një marrëveshje historike për ndërtimin e urës mbi Bunë bashkë me qeverinë e Shqipërisë. Kemi ndryshuar perceptimin dhe një distancë etnike ndaj shqiptarëve, që ose është eliminuar ose është në një mundësi shumë të vogël. Të gjithë shqiptarët në Mal të Zi të integrohen pa asnjë diskriminim”, vijoi më tej Abazoviq, ndërsa shtoi se edhe shqiptarët e Tuzit kanë pasur një derë të hapur të qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img