Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të qëndrojë për vizitë zyrtare treditore në Kosovë.
Sipas njoftimit për media të ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, kreu i qeverisë malazeze gjatë kësaj vizite do të takohet me presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pos me krerë të shtetit, Abazoviq do të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhikun.
Në agjendën e vizitës së shefit të Qeverisë së Malit të Zi janë edhe takimet me dy ish-presidentë të Kosovës, Atifete Jahjagën dhe Behgjet Pacollin./PrishtinaPress/