Site icon PrishtinaPress

Abazoviq për Banjskën: Kosova doli fituese

Ish-kryeministri i Malit të zi, Dritan Abazoviq ka folur për situatën në very të vendit.

Ai ka thënë se për këtë kryeministri Albin Kurti ka alarmuar disa herë, dhe se nga kjo situatë Kosova doli fituese.

“Për mendimin tim, Serbia ka humbur dhe Kosova ka fituar… dhe sa i takon Kosovës, humbjen më të madhe e ka pasur vdekjen e policit të ndjerë. Në të gjitha elementat e tjera sa i përket politikës, Kosova ka qenë fituese. Kurti ka alarmoi disa herë”, ka thënë Abazoviq.

Ai tutje tha që politika e të gjithëve duhet të orientohet në drejtim të bashkëpunimit dhe jo konfliktit.

“Pas asaj që ka ndodhur në Banjskë, institucionet e Kosovës kanë marrë masa si të eleminojnë mundësitë që të ndodhin përseri”, ka thënë Abazoviq.

Abazoviq tha që bashkësia ndërkombëtare pas këtij sulmi duhet të jetë më eashpër në kërkesat e tyre për bashkëpunim real dhe ekzistues.

I pyetur se a duhet që Serbia të jetë përgjegjëse për sulmin në Banjskë, Abazoviq tha që duhet të vihet te secili fakt dhe pastaj të dihet se kush është përgjegjësi kryesor.

“Janë përmendur shumë faktor duke përfshirë edhe Rusinë dhe kjo kërkon kohë që të vërtetohet”, ka thënë Abazoviq.

Exit mobile version