4 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq për Banjskën: E ka dëmtuar pozicionin e Serbisë – Kurti i kishte disa paralajmërime

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ngjarja në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, i ka shkaktuar dëm të madh Serbisë.

Abazoviqi tha se nuk e ka parë logjikën e aktit terrorist në Banjskë dhe se sipas tij, Beogradi ka pasoja politike për këtë.

“Mendoj se kjo e ka dëmtuar ndjeshëm besueshmërinë e pozicionit të Serbisë. Negociatat ishin mjaft të sforcuara dhe shumica e tyre theksuan se faji ishte i palës tjetër”, tha Abazoviq për Nova.rs.

Më tej, Abazoviq foli edhe për paralajmërimet që kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte bërë për grupet kriminale në veri të Kosovës.

“Ai u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare se nuk ishte bashkëpunues. Ai ka shprehur qëndrimet e tij gjatë gjithë kohës, se aty mblidhen disa grupe kriminale, se kryhen disa veprimtari kriminale dhe se kanë probleme me njerëzit që pastrojnë para. Ai nuk foli për emra konkretë, por tha se kishte diçka dhe, më pas ndodhi kjo situatë”.

“Pas gjithçkaje që ndodhi, është e vështirë të thuash se ai kishte gabuar. Nuk po them se ai u referohej drejtpërdrejt atyre grupeve, por ai vazhdoi t’i kishte ato paralajmërime”, tha Abazoviq.

Më tej, ai tha se serbët dhe shqiptarët duhet të përpiqen për pajtim, pasi sipas tij, gjithçka tjetër kanë provuar, përveç pajtimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img