1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq pas Banjskës: Politika e të gjithëve duhet të orientohet në drejtim të bashkëpunimit, jo konfliktit

Politikani shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka komentuar sulmin në Banjskë duke thënë se paralajmërimet e Albin Kurtit për sulmet në veri ishin të sakta.

Ai tutje tha që politika e të gjithëve duhet të orientohet në drejtim të bashkëpunimit dhe jo konfliktit.

“Pas asaj që ka ndodhur në Banjskë, institucionet e Kosovës kanë marrë masa si të eleminojnë mundësitë që të ndodhin përseri”, ka thënë Abazoviq në Kanal 10.

Ai tutje tha që bashkësia ndërkombëtare pas këtij sulmi duhet të jenë më të ashpër në kërkesat e tyre për bashkëpunim real dhe ekzistues.

I pyetur se a duhet që Serbia të jetë përgjegjëse për sulmin në Banjskë, Abazoviq tha që duhet të vihet te secili fakt dhe pastaj të dihet se kush është përgjegjësi kryesor.

“Janë përmendur shumë faktor duke përfshirë edhe Rusinë dhe kjo kërkon kohë që të vërtetohet”, ka thënë Abazoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img