2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq: Kurti më ka treguar për disa grupe kriminale në veri, nuk foli me emra por tha se kishte diçka, pastaj ndodhi sulmi

Ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, beson se Serbia si shtet ka disa mangësi demokratike dhe se për faktin se që humbi mundësinë e madhe të “5 Tetorit” dhe i vuan pasojat sot.

Duke komentuar marrëdhëniet e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Abazovic tha se ai ishte i mirë dhe korrekt, ndërsa konfliktin e armatosur në Banjskë e cilësoi si një ngjarje që dëmtoi besueshmërinë e Serbisë. Ai foli edhe për një takim që pati me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili i kishte treguar për disa grupe kriminale që ndodhen në veri të Kosovës.

Sipas Abazoviq, negociatat në mes të Kosovës e Serbisë ishin mjaft të sforcuara dhe shumica e tyre theksuan se faji ishte i palës tjetër.

“Albin Kurti u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare se nuk ishte bashkëpunues. Ai ka shprehur qëndrimet e tij gjatë gjithë kohës, ai ka qenë i qartë më mua në një mbledhje, se në veri mblidhen disa grupe kriminale, se kryhen disa veprimtari kriminale dhe se kanë probleme me njerëzit që pastrojnë para. Ai nuk foli për emra konkretë, por tha se kishte diçka dhe më pas ndodhi sulmi i 24 shtatorit”.

“Nuk hezitoj ta them këtë, por më duhet të theksoj se ajo që ndodhi në Banjskë, i shkaktoi dëmin më të madh autoriteteve në Serbi. Unë thjesht nuk e shoh logjikën në këtë, sepse ai akt krijoi një problem të madh për Beogradin. Pikërisht atëherë e kam fjalën për pasojat politike dhe kemi pasur edhe pasoja tragjike, sepse aty janë vrarë njerëz”, tha Abazoviq.

Ai beson se se shqiptarët dhe serbët duhet të përpiqen për pajtim.

“Kjo është gjëja që ata nuk e kanë provuar, kanë provuar gjithçka tjetër. Kjo vlen edhe për ne të tjerët. Ky është mesazhi im për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. /Nova

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img