4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq ka publikuar informacione të reja rreth urës që do të lidhë Ulqinin me Velipojën

Ura mbi lumin Buna, i cila do të ndërtohet ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës, do të lidhë 34 kilometra plazhë ranore, të cilat vizitohen nga rreth 530 mijë turistë në vit, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai përmes rrjeteve sociale ka zbuluar disa informacione të reja për urën që do të lidhë dy qytete bregdetare.

Gjatësia totale e urës do të jetë 310 metra ndërsa hapësira ndërmjet dy shtyllave mbajtëse do të jetë 139 metra.

Ura, e cila do të jetë 17 metra e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3,75 metra, dy trotuare me gjerësi prej dy metrave dhe dy shtigje për biçikleta me gjerësi nga 1,25 metra, shkroi Abazoviq në Twitter.

Theksojmë se distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është 73 kilometra, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1 kilometër.

“Afati i planifikuar për përfundimin e punimeve është gushti i vitit 2024. Ne lidhim njerëzit! Ne po forcojmë ekonominë! Ne po ndërtojmë Malin e Zi”, tha Abazoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img