1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Abazoviq i bën thirrje Milatoviqit që ta anulojë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka bërë thirrje të presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Miloatoviq, që të anulojë vendimin e tanimë ish-presidentit Milo Gjukanoviq, për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Abazoviq në një intervistë në “TV Prva” tha se Milatoviq duhet t’i mbledhë gjithë akterët politikë dhe së bashku ta caktojnë datën e zgjedhjeve.

“Mund të jetë në fund të qershorit, para sezonës. Presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë bashkërisht mund ta caktojnë datën e zgjedhjeve. S’mendoj se është mirë që Gjukanoviq në këtë mënyrë t’i shkarkojë deputetët”, tha Abazoviq.

Tanimë ish-presidenti Milo Gjukanoviq, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, i kishta shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi për 11 qershor./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img